Ballkani i Hapur/ Berisha: Projekt që rikthen hegjemonizmin serb në Ballkan!

Ballkani i Hapur/ Berisha: Projekt që rikthen hegjemonizmin serb në Ballkan!

Gjatë bashkëbisedimit me shqqiptarët nga Diaspora, Sali Berisha foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, ky projekt është ideuar nga Serbia për të rikthyer hegjemonizmin serb në Ballkan.

Ju keni dëgjuar në rrafshin rajonal Ballkanin e Hapur, si projekti sipas Edi Ramës më i rëndësishëm, duke e paraqitur si një projekt që parandalon luftën. Ballkani u themelua në Novisad 3 vite më parë, një aleancë trelaterale, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojkë, Rama, Vuçiç, Zaev, paraqiste haptas Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më pas tha se ishte një gabim teknik i stafit. Ky projekt disa ditë pas Samitit të Novisadit, u quajt nga Vuçiç Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Kjo çon te ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizimi serb. Hegjemonizëm që u vendos në shekullin e kaluar çoi në luftëra të përgjakshme.

Ky projekt i influencës serbe dhe ruse, i kundërvihet haptas nismës së Berlinit që është bashkëpunimi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Janë çmimet stratosferike që ngrihet gjoja nga lufta në Ukrainë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sot shqiptarët blejnë qumështin, vezën, qumështin dhe vajin 108% më shumë se në vendet e BE-së. Nafta është pothuajse dy herë më e shtrenjtë se në Shtetet e Bashkuara. Për të gjitha këto ne kemi thirrur protestë në datën 7 korrik dhe jemi të vendosur ta përdorim atë si një mekanizëm për të çmontuar këtë regjim”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy