70 punëtore të fasonerisë në gjyq me kompaninë për pagat/ Bushi: Janë shantazhuar e kërcënuar. Inspektoriati s’ka vepruar

70 punëtore të fasonerisë në gjyq me kompaninë për pagat/ Bushi: Janë shantazhuar e kërcënuar. Inspektoriati s’ka vepruar

70 gra, punëtore të një fasonerie në Fier kanë protestuar për pagat, dy muaj pas largimit nga puna. Organizator i Punëtorëve, Alfred Bushi, tha se punëtoret janë ndihmuar me asistencë ligjore që të hedhin në gjyq kompaninë, që ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën dhe nuk i ka paguar dy majit e fundit. Bushi bëri me dije se ndaj punëtoreve janë bërë kërcënime dhe shantazhe të ndryshme që të mos dalin në protestë. Ai vuri në dukje se Inspektoriati i Punës nuk ka vepruar që të pezullonte punën, ndonëse kemi shkelje flagrante të Kodit të Punës dhe ligjeve. “Arsyet e largimit i dimë. Pagat e ulëta, keqtrajtimi, shfrytëzimi në vendin e punës. Shkeljet e Kodit të punës. Shumë punëtorëve s’u paguhen siguracionet, ditët e festave, të dielat. Është një situatë që kërkon ndërhyrje emergjente të institucioneve. Thirret me zë të lartë që s’ka ka punëtorë, por ajo që kemi vënë re është që ka punëtorë, por janë të keqpaguar, të shfrytëzuar, dhe janë shumë pak të prirur të punojnë me kushte të tilla të punës. Ne ishim dje në Fier. Kemi qenë që në fillim me kontakt me punëtor. I kemi ndihmuar në aspektin ligjor për ta hedhur në gjyq kompaninë, që në shkelje të ligjit ka hequr nga puna 70 gra, me argumentin që s’ka punë dhe ka mungesë të ardhurash. Kompania vazhdon punën, vijon të fitojë në kurriz të punëtorëve, por nga ana tjetër kemi 70 familje të tashmë janë të papunë, kanë dy muaj që s’marrin pagën, dhe kanë kredi, borxhe, për të paguar”, tha Bushi. “Kemi folur me avokatët që janë pjesë e sindikatës sonë dhe po mendojmë të hapim një gjyq, që të marrin pagat e prapambetura, dhe pse jo të kthehen në punë, duke qenë se kompania s’ka shpallur faliment. Do organizohemi edhe në protesta pranë fabrikës Ozgur Tekstil. Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga kompania. As i presin punonjësit në zyrat e tyre. Institucionet tona janë tërësisht indiferente. Punëtorët kanë qenë te Zyra e Punës Inspektoriati, por janë përcjellë përjashta me argumentin që s’kanë mundësi të ndërhyjnë. Kjo tregon inezkistencën e institucioneve kur vjen puna te punëtorët. Një palë e rëndësishme në konflikt janë institucionet tona që s’po ndërhyjnë. Inspektoriati ka mundësi ta pezulloi punën që të verifikojë shkeljet e Kodit të Punës. Inspektoriati duhet të shkonte aty, të inspektonte punën, madje ta pezullonte, sepse kemi shkelje flagrante të Kodit të Punës dhe ligjeve. Në rastin e punëtorëve të Fierit, kemi shantazhe dhe kërcënime të ndryshme ndaj punëtorëve që të mos dalin në protestë. Punëtorët vet na njoftuan që kërcënohen dhe joshen nga përgjegjësit që të mos dalin. Krijohen klanet që të përçahen punëtorët, duke u thënë të mos dilni se prishni imazhin e kompanisë e kështu me radhë”, vijoi ai. Bushi tha se në vija të përgjithshme situata e punëtorëve është emergjente, duke kritikuar modelin ekonomik të qeverisë Rama. “E gjithë kjo situatë e krijuar është edhe çështje e modelit ekonomik që qeveria jonë ka zgjedhur të aplikojë, që bazohet te tërheqja e kompanive të huaja për shkak të krahut të lirë të punës. Madje kryeministri Rama bën thirrje se këtu nuk ka sindikata dhe mund të vini pa problem të investoni. Kjo zgjat në kohë shfrytëzimin, punën e papaguar, varfërinë. Punëtorët marrin pagën minimale, deri në 40 mijë lekë në muaj, kështu që secila ka 80-90 mijë lekë për të marrë. Nuk di të them në total sa është borxhi i tyre. Gratë kanë vërtetime nga Zyrat e Punës ku shkruhet që kompania s’ua ka paguar sigurimet shoqërore muajit e fundit. Dje njëra prej tyre po na tregonte një dokument që vërtetonte këtë gjë, që është shkelje e rëndë e kontratës dhe Kodit të Punës. Në të vërtet rritja e pagës reale s’ka ndodhur në Shqipëri. Inflacioni ka bërë të vetën dhe përpos kësaj punëtorët vazhdojnë të keqpaguhen. S’kemi përmirësim të kushteve të punës. Punëtorët na përsërisin gjithmonë të njëjtin refren, paga të ulëta, pronarë që s’u paguajnë shoqërimet shoqërore, që s’u paguajnë raportet mjekësore, ditët e festave zyrtare. S’ka përmirësim të kushteve, madje sa vijnë dhe përkeqësohen. Mund të ketë kompani tek tuk, që kanë një farë niveli, disa kushte të mjaftueshme, por në vija të përgjithshme situata është emergjente”, tha Bushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy