
Për ekspertin e ekonomisë, Dritan Shano, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, po tu marrësh orët që kanë pasur pushtet dhe vulë në dorë, nuk ndodh si me ta në vende të tjera, pasi tha se ka xhirim më të madh të elitës.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se edhe primatët, majmunët, në tufën e vogël që kanë, kanë nivel më të lartë besimi dhe bashkëpunimi me njeri-tjetrin.
Sipas tij, tre këta njerëz nuk iu kanë dhuruar shqiptarëve mbrapsht besim, por modelin e tyre e kanë ndërtuar në acarimin e shqiptarëve ndaj shqiptarëve.
Nuk ka bashkëpunim, nuk ka besim, në indeksin e besimit ndaj institucioneve, renditemi keq dhe më keq. Shqiptarët ikin se duan të gjejnë njerëz që flasin me njeri-tjetrin, ku negociohet, bashkëpunohet, këto elementë që kanë lidhje me civilizimin e njeriut nuk ekzistojnë.
Nuk ikin për rrogë shqiptarët, brezi i fundit kanë ikur me rroga shumë të mira, kanë ikur se nuk ka shpresë. Unë besoj se shpresë është opozita, por tek ne opozita ka mbaruar.
E rëndësishme është çfarë bën ti që këta njerëz të mos largohen, jo të bëj komentatorin. Do të doja që Kryeministri të thotë 5 gjëra që rinia shqiptare të mos ikë në Gjermani, por të punojë nga Shqipëria për Gjermaninë, të paguhet këtu.
Këta njerëz duan pushtetin jo qeverisin, klasa jonë politike hynë ndër më të pasurat, janë pasuruar në pushtet, ata janë punëtorët e mi dhe të tutë, ne i mbajmë me rrogë.
Kjo është arsyeja pse rrinë atje dhe nuk bëjnë asgjë, me ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Numri i shqiptarëve që marrin pasaporta të vendeve të Bashkimit Europian apo shtete të tjera është 45-50 mijë.
Me këtë ritëm këtu nuk do të mbeten shqiptarë. Largimin nuk e shoh si diçka të tmerrshme, përdorimi i deriçkës së largimit e ul zërin, e hesht zërin e shoqërisë, forcën që do i detyronte këta 3-4 tipa të ndryshonin. Ikja e ul zërin, vonon civilizimin e Shqipërisë.
Sipas tij, problem është rinovimi i klasës politike dhe duhet filluar nga është më e lehta, nga opozita.
Në këtë linjë shtoi se Berisha dhe Meta janë aksesorë të qeverisë së Ramës dhe siç shtoi ai, në votimet e para një braktisje këtu e këtyre njerëzve, do ishte një hap drejt largimit të Edi Ramës.
Por Shano tha se këto janë procese dhe nëse këto procese nuk fillojnë të ndodhin, shoqëruar edhe me largimin e pjesës më të shëndetshme, këtu do të ngelen rrogëtarët dhe pensionistët, të cilët do të votojnë domosdo për qeverinë.
Shtetëria ka nevojë për transparencë, nëse nuk ka transparencë, kjo është hajdutëri, jo shtetëri. Mendoj që kriza energjetike në Europë për shkak të invazionit rus në Ukrainë, ne na prek pak për furnizimin me energji, por na prek shumë për rritjen e çmimeve në total.
Bordi mbron oligarkët e karburanteve, rritja e çmimit të energjisë, në një kohë që kemi prodhim dhe hidrocentralet janë plotë. Më tregojnë se nuk ka nikoqirisje të taksave që ka mbledhur.
Deri tani janë 300 milionë euro më shumë në buxhet, prej inflacionit të shkaktuar nga çmimet e larta. Çfarë ke qeverisur? Kjo nuk të bën një qeveritar të mirë, do të doja të ishte ndryshe.
Qeveria ul taksat, është kaq e thjeshtë, po e bëjnë të gjithë. Pa borde gjërat do të shkonin më mirë, se shqiptarët e filluan lirinë e tyre me triska, dhe e dorëzuan me tollona në ‘90-ën. Kur shkuan studentët te Ramiz Alia, dëgjuam në transkriptin që na sollën dhe pyet një nga çunat, çfarë janë çmimet stop? Çmime të kontrolluara, të stopuara.
Rama sot po qeveris me dy mekanizma të njëjta, identike me ato të Ramiz Alisë, me çmimet stop, dhe me tollona. Është një rënie e lirë mund ti çonte disa nga shitësit e karburantit të rrisnin çmimin, kur disa të tjerë do e ulnin dhe fillon loja e tregut, mund të çonte dhe faliment, por kapitalizmi kështu ka funksionuar.
Ky me bord u ruan fitimin atyre, nuk ka turp më të madh se ky, do rriskosh në kokë. Tregu është ai që ta rriskon kokën, nuk ta lë me cepa. Racionimi i përdorimit të çmimeve të energjisë, është tollon i mirëfilltë. Ne po kthehemi me mekanizma që përdor Ramiz Alia.
Shano tha ndër të tjera se duhet një model tjetër politikani jo ky që kemi sot, por se duhet dikush që nxit besimin dhe jo luftën mes tyre dhe se aktualisht vendi ynë po sundohet, ndërsa tre drejtuesit e politikës shqiptare, kanë ndërsyer shqiptarët kundër shqiptarëve.



