PS çon në Kushtetuese mandatin e Kapllanajt: Basha mbron të dënuarin për vjedhje

PS çon në Kushtetuese mandatin e Kapllanajt: Basha mbron të dënuarin për vjedhje

PS vijon të ngulë këmbë për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. 49 deputetë kanë depozituar në gjykatë kërkesën për pavlefshmërinë e mandatit të Kapllanajt, i cili rezulton i dënuar me dy vjet burg për vjedhje në Itali. Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, në një dalje për mediat tha se kreu i PD-së, Basha, flet disa herë në ditë për të inkriminuarit dhe nuk flet për të dënuarin për vjedhje që e mbrojti në KQZ.

“Basha nuk e bën dot detyrën e kryetarit e PD. Kryebashkiaku Agron Kapallanaj është dënuar me dy vjet heqje lirie. Basha flet dhjetë herë në ditë për të inkriminuarit, por nuk flet për të dënuarin për vjedhje që e mbrojti përmes KQZ. KQZ ka vendosur që Mallakastra të ketë kryebashkiak një të dënuar vetëm se ai është i PD. Vendimi është i paligjshëm, i servirur nga politika opozitare. Kryetari i KQZ me dashje dhe nën presion politik ka vendosur të mos respektojë detyrimin ligjor. Mazhoranca është e vendosur për të zbatuar ligjin, i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Basha e ka hequr maskën dhe ka treguar fytyrën e vërtetë, ai di të bëjë mirë vetëm një punë, të gënjejë”, deklaroi Bushka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy