Dy vaksina për serbët deri në fund të vitit

Dy vaksina për serbët deri në fund të vitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se deri në fund të vitit do të arrijë të sigurojë sasitë e para të vaksinës.

"Ne do të kemi dy vaksina, dhe unë shpresoj ndoshta edhe tre", është shprehur Vuçiç.

Sipas tij, vaksinat Pfizer tashmë janë porositur dhe Serbia do të jetë ndër të paktat vende që do të marrin ato vaksina deri në fund të vitit.

 "Ne do të shohim se si do të funksionojë dhe besojmë se një pjesë e madhe e atyre vaksinave do të arrijnë në janar dhe shkurt. Do të ketë rreth 340,000 vaksina, domethënë për 170,000 njerëz," tha Vuçiç.

Përveç vaksinës Pfizer, në Serbi po testohet edhe vaksina ruse, ndërkohë që Vuçiç ka deklaruar se është në bisedime edhe me kompaninë Moderna dhe Johnson.

"Ne do të përpiqemi t'u ofrojmë njerëzve në Serbi të gjitha llojet e vaksinave, kështu që le të zgjedhin, gjë që unë mendoj se është e drejtë. Mendoj se çdo vaksinë është e mirë," tha Vuçiç.

Në Serbi ka 9.400 persona të shtruar në spitalet Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy