Pas një jave, vendimi për Haradinajn

Pas një jave, vendimi për Haradinajn

Javën e ardhme gjykata franceze në Colmare pritet të vendosë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Beograd, ose kthehet në Kosovë. Avokati, Arianit Koci, thotë se dosja e Serbisë e dërguar dje në gjykatë është e sajuar, ndërsa shprehet optimist se kryetari i AAK-së javën tjetër kthehet në Kosovë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Pas një jave, respektivisht më 9 shkurt, gjykata franceze në Colmare pritet ta japë vendimin final për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua para rreth një muaji në aeroportin Basell-Mulhouse me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia. 

Javën e ardhme kjo gjykatë vendos nëse Haradinaj ekstradohet në Beograd, pas dorëzimit të dosjes që Serbia bëri gjatë seancës së djeshme, ose të kthehet në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe avokati i Haradinajt, Arianit Koci, i cili ka njoftuar se seanca mbahet pas një jave, me ç’rast u shpreh optimist për lirimin e të parit të AAK-së, shkruan "Zëri".

Nga ana tjetër, juristët në Kosovë kanë vlerësuar se ekstradimi i tij nuk do të ndodhë assesi, pasi arrestimi i Haradinajt, sipas tyre, është tërësisht ilegal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy