Shala: Kurti do të tërhiqet nga propozimi franko-gjerman

Shala: Kurti do të tërhiqet nga propozimi franko-gjerman

Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se gjasat janë të mëdha që kryeministri Albin Kurti të tërhiqet nga propozimi franko-gjerman. Ndërsa mbeten 48 orë nga takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Shala tha se pas tërheqjes së mundshme të Kurtit është qëllimi për të larguar asociacionin nga ky plan.

Sipas asaj që flitet të zyrën e kryeministrit, sipas të gjitha gjasave ai do të tërhiqet nga propozimi franko-gjerman. Do të tentojë ta shtyjë sepse kërkon ta largojë asociacionin nga ky propozim.

Shala tha se çështja kryesore mbetet përpjekja e Serbisë për autonomi të zgjeruar në komunat serbe.

Duhet të ulen pas 48 orëve në Bruksel dhe të bien dakord parimisht.

Në 2015 është vendosur një nen që për asociacionin duhet të konsultohet Kushtetuesja. Kjo e fundit e hodhi poshtë në 2015 garancinë juridike që statusi i ri të dërgohet në Kushtetuese. Pra duhet të vijohet me asociacionin e 2013. Serbia e sheh këtë si argument shtesë.

Çështja kruciale është a do pranohet një autonomi më e zgjeruar e komunave serbe. Shpresoj që kurti të marrë guximin e vënies së firmës mbi propozimin e Shtëpisë së Bardhë dhe politikës ndërkombëtare. Kryeministri Kurti di të bëjë surpriza. Në rast se e kalkulon që draft propozimi dëmton, ai do të tërhiqet me sloganin “Zajednica nuk kalon”.

Për Serbinë, Kosova do të jetë njëfarë karremi. Një dakordësi mbi supet e Kosovës, duke i lejuar Serbisë të shtrijë autoritetin e saj, shihet si mundësi që ajo të shkëputet nga lidhja me Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy