Baçi: Pas dorëheqjes së Alibeajt, grupi i siglës ka nisur mbledhjen e firmave për të vendosur në krye të grupit parlamentar Gazment Bardhin (VIDEO)

Baçi: Pas dorëheqjes së Alibeajt, grupi i siglës ka nisur mbledhjen e firmave për të vendosur në krye të grupit parlamentar Gazment Bardhin (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi deklaroi në studion e “MCN Live” se grupi i PD-së zyrtare nuk kërkon bashkimin e partisë dhe se me dorëheqjen e Alibeajt ka nisur një lëvizje tjetër, ajo e zgjedhjes së kreut të grupit parlamentar. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Baçi tha se ka nisur mbledhja e firmave për të zgjedhur kryetarin e grupit, që po përflitet për Gazment Bardhin, por që këtë proces PD-ja zyrtare po kërkon ta bëjë sërish vetëm me deputetët e njërit krah.

Sipas Baçit rezultatet e 14 majit ishin katastrofike duke shtuar se përgjegjës janë dy grupet.

Duhet të themi që ky proces zgjedhor ishte një masakër e vërtetë dhe këtë duhet ta pranojmë.

PD  e vërtetë ishte e detyruar të dilte me një sigël tjetër, nuk ishte zgjidhja më e mirë, por e detyrueshme. Tek emri i koalicionit mungonte emri Berisha, që ishte një faktor kryesor që ka ndikuar tek votat. 

Alibeaj nuk e di nga çfarë posti e dha dorëheqjen. 'De facto' ai nuk ka pasur struktura, thjesht e mbajti peng që kandidatët e primareve të kishin rezultat të dobët. Edhe në ato bashki që nuk nxori kandidatë bëri një listë të këshillit bashkiak. Ka qenë një punë e vazhdueshme për të nxjerrë rezultat të dobët. Dorëheqja e Alibeajt më duket njëlloj si e Bashës. Bën një lëvizje, dhe çfarë bënë me këtë lëvije, filluan një tjetër.

Kanë filluar lëvizjen për të zgjedhur kreun e grupit parlamentar. Sot ishim në Parlament, e filluan aty lëvizjen. Një koleg më tha sot që kanë filluar të mbledhin firmat për kreun e grupit parlamentar (për Gaz Bardhin). I mbledhin firmat tek deputetët brenda vetes, nuk i quajnë deputetët e tjerë. Ata nuk duan bashkimin. Nëse Alibeaj dha dorëheqjene është i sinqertë dhe ata që pretendojmë bashkimin, ja ku jemi të gjithë, të bashkohemi dhe le të hidhen kandidaturat, të zgjidhet kreu i grupit parlamentar.

Vula i përket një të ardhmeje, kemi diçka në dorë për t’i dhënë një mesazh demokratëve të bazë. Nga grupi parlamentar nis gjithçka. Molla e sherrit ka qenë gjithmonë tek grupi parlamentar. Rama do që grupi parlamentar të jetë i përçarë prandaj pranon çdo lloj shkrese. Jemi në një moment reflektimi, ishte një rezultat katastrofë për të gjithë, edhe për partinë e vulës dhe për “BF”.

Jemi të gjithë përgjegjës, të japim mesazh demokratëve: Të bashkohemi të gjithë bashkë të zgjedhim kryetarin e grupit parlamentar.

E ndajnë grupin parlamentar në mënyrë të qëllimshme. E kanë mision dhe nuk duan të bashkojnë. Qëllimi është mbajtja e vulës, siglës dhe dalja si të ndarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy