Gylenistët e ekstraduar nga Kosova dërgohen në gjykatën e Stambollit

Gylenistët e ekstraduar nga Kosova dërgohen në gjykatën e Stambollit

Gjashtë “gylenistët” që u arrestuan dhe deportuan nga Kosova për në Turqi pas kërkesës së kësajt të fundit, sot janë dërguar në gjykatë.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit dhe u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, raporton Anadolu Agency.

Ndryshe, gjashtë pjesëtarët e FETO-s u sollën në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Pas sjelljes në Turqi, gjashtë personat i ishin dorëzuar ekipeve të Departamentit të Antiterrorit në Stamboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy