Përmbytjet masive në jug të Gjermanisë/ Humb jetën një zjarrfikës, evakuohen disa fshatra

Përmbytjet masive në jug të Gjermanisë/ Humb jetën një zjarrfikës, evakuohen disa fshatra

Një zjarrfikës ka humbur jetën ndërsa një tren me 185 pasagjerë raportohet të ketë dalë nga shinat si pasojë e përmbytjeve masive në jug të Gjermanisë. Pavarësisht stuhive të shiut operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar pa ndërprerje për evakuimin e mijëra banorëve.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndër zonat më të prekura rezulton ajo e Bavarisë në të cilën është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Sipas meteorologëve, në vetëm 24 ore kanë rënë reshje sa për një muaj. Me situatën është solidarizuar edhe zëvendëskancelari Robert Habeck i cili gjate një inspektimi në terren e cilësoi katastrofike atë që po ndodh në Gjermani.

Shumë njerëz po përballen me një situatë ekstreme. Një pjesë duhet të largohen edhe nga shtëpitë e tyre pasi janë të rrezikuar. Tanimë kemi edhe jetë të humbura si rasti i zjarrfikësit për të cilin u përcjell të afërmve të tij ngushëllimet e mia. Përpos situatës katastrofike bashkëpunimi mes zjarrfikësve, policisë dhe Kryqit të Kuq deri tani është i shkëlqyer.

Ndërkohë pas daljes nga shinat të trenit me dhjetëra pasagjerë ku fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar operatori hekurudhor gjerman paralajmëroi anulime dhe vonesa të shumta të të gjithë rrjetit. Megjithatë ndër linjat hekurudhore më të prekura rezultojnë ajo Mynih-Berlin dhe Shtutgart-Zyrih i Zvicrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy