Presidentja e KE, apel liderëve të BE-së: Të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë

Presidentja e KE, apel liderëve të BE-së: Të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë

Presidentja e zgjedhur e Komisonit Europian, Ursula Von der Leyen u kërkoi liderëve Bashkimit Europian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Europian nuk është i pranishëm në rajon.

Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Europa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.

“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, theksoi ajo.

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

“Çështja në atë kohë ishte të futej ideja europiane për paqen në rajon, i cili 20 vjet më parë ishte rrënuar nga një konflikt i përgjakshëm,” shtoi ajo.

“Dhe historia e BE që nga viti 1989 ka dëshmuar se sa fitojmë kur bashkimi ynë hap zemrën e tij”.

Ajo paralajmëroi se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy