Nëntë ligjet me porosi që ka miratuar Parlamenti në tetë vjet

Nëntë ligjet me porosi që ka miratuar Parlamenti në tetë vjet

Ligjet me porosi janë të zakonshme në Shqipëri. Një raport i Transparency International  dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka identifikuar si të tilla 50 ligje, të hartuara përgjatë viteve 2008-2020.

Nëntë prej këtyre, të cilat janë provuar si të tilla, u përkasin viteve 20212-2020 dhe janë kaluar në Kuvend me shumicë të thjeshtë.

Në Shqipëri, si republikë parlamentare, iniciativën e ligjbërjes e ka qeveria. 80-85% e ligjeve propozohen nga qeveria.

Si shembullin më të keq të ligjeve me porosi, raporti sjell atë për aeroportin e Vlorës.

I miratuar më 17 janar 2018, ky ligj ka kaluar në kohë rekord të gjitha etapat e hartimit, konsultimit, shqyrtimit dhe miratimit.  Ligji i ka kaluar të gjitha këto etapa në vetëm 14 ditë kalendarike, afërsisht 10 ditë puna.  

Janë më pak se 14 ditë kalendarike pune, kohë e pamjaftueshme për të hartuar një ligj. Në 10 ditë, qeveria ka krijuar një grup pune për hartimin e pr.ligjit, ministritë kanë reflektuar, qeveria ka hartuar VKM dhe e ka çuar në Kuvend, ku komisinet e kanë shqyrtuar dhe më pas është miratuar në seancë plenare”, tha përfaqësuesi i Institutit për Demokarci dhe Ndërmjetësim. 

Hallkat më problematike të hartimit të një ligji janë transparenca dhe konsultimi publik. Sipas raportit, në shumë raste, grupet e interesit mbeten jashtë konsultimit.

Ligje të tjera të hartuara me porosi sipas raportit janë ligji special për Teatrin Kombëtar, ligji për lojërat e fatit, ligji për koncesionet dhe PPP, ligji për aeroportin e Vlorës etj.

Gjetjet e raportit u publikuan sot gjatë një takimi online. Raporti mbi kapjen e shtetit në Shqipëri është në kuadër të projektit “dhënia fund e pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë ose politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Çfarë është një ligj i bërë me porosi?

Është një akt ligjor që hartohet me qëllimin për t’i hsërbyer një individi apo grupi të caktuar dhe jo interesave të aktorëve të tjerë të sektorit apo interesit publik. Synimet e një ligji të bërë me porosi janë: të vërë nën kontroll një sektor apo industri, të caktojë apo shkarkojë zyrtarë publikë dhe të reduktojë efektivitetin e mekanizmave check and balance dhe pushtetin institucional.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy