Panajot Vasili, është i riu nga Përmeti që megjithëse ka studiuar për gazetari, së fundmi ka gjetur veten me realizimin e “Stand up comedy”, nëpër pub të Tiranës.

I ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Vasili thotë se ka nisur këtë organizim duke parë që është përhapur shumë dhe është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e komedisë.

Ideja ka nisur shumë spontanisht. Duke ditur se kam dëshirë komedinë dhe të komunikuarit me njerëzit, pasi kam studiuar gazetari dhe komunikim, rastësisht në një pub të Tiranës ku një mik përformonte Standup comedy. Ai më ftoi dhe më tha ti ke prirje dhe ashtu nisi më pas histori vazhdon. Çdo javë jam në pub me performancat e mia.

Duhet thënë se është një zhanër që pavarësisht i ri, po përhapet tej mase, njerëzit po edukohen dhe edhe pse u duket pak çudi, nuk janë mësuar të njeri në lokal që performon komedi dhe se çfarë eventi është ky. Pastaj u bë i rregullt dhe tashmë jam i përçdojavshëm me performancat e mia.

Për ne është risi se publiku nuk na njeh dhe normalisht na ka pritur mirë se edhe poqese e ‘zhgënjejmë’, ne nuk jemi aktor të mirëfilltë.