Kjo 28-vjeçare u bë e njohur në rrjetet sociale pasi ndau përvojën e saj me Covid, tre muaj pas infektimit, duke paralajmëruar që të mos injohorohet simptomat e pas- virusit.
Rachel Gunn postoi një foto të saj nga spitali, ku shkruante: "Këtu jam unë në spital më 5 janar 2021 me mpiksje gjaku në të dy mushkëritë e mia".
Rachel, e cila është nga Dublini, tregoi historinë e saj duke shpjeguar se u sëmurë rëndë me COVID-19 në tetor, pasi në shtrat për gati dy javë, ndërsa kishte simtomat e zakonshme të virusit përfshirë problem me frymëmarrjen, lodhjen, dhimbje koke dhe trupi. Ndërsa fillimisht u shërua dhe u kthye në punë, Rachel tha se nuk është ndjerë "100% okej që nga ajo kohë".
Ashtu si shumë të tjerë që kanë vuajtur nga ‘zgjatja e COVID’, Rachel ka përjetuar lodhje në muajt pas koronavirusit, si dhe dhimbje të mushkërive kur stërvitej. Sidoqoftë, ajo u çlirua nga këto simptoma normale post-COVID, pasi ishte në gjendje të vazhdonte jetën e saj "gjysmë normalisht dhe të bënte ushtrimet minimale". Por gjërat ndryshuan sërish në fund të dhjetorit.
Postimi:
Por për në dhjetor, në javën time të fundit të punës para Krishtlindjeve, papritmas u bëra keq. Për gati 2 javë nuk mbuyshesha me frymë sa nuk mund të ngjitja shkallët pa ndjerë sikur vrapoja qindra kilometra, madje ngritja dhe rruga në tualet ishte rraskapitëse. Kisha migranë, rrahje zemre, dhimbje shpine dhe lodhje ekstreme, flija 15-16 orë në ditë dhe ende kisha nevojë të kaloja gjithë ditën në shtrat. Nuk po bëhesha më mirë dhe nëna ime më tha të shkoja në spital, nuk doja pasi e ndjeja se ishte shumë ankth, sigurisht kështu ndihen të gjithë ata me Covid herë pas here, isha thjesht duke kaluar një periudhë të vështirë.
Skaneri tregoi se të dy mushkëritë e mia ishin të mbuluara në embolizma pulmonare (mpiksje gjaku) dhe zemra ime ishte lodhur, u shtrova për 3 ditë dhe fillova me holluesit e gjakut. Tani duhet të marr holluesit e gjakut për të paktën një vit, mbase më shumë. Tani e di se kjo do të ndikojë në jetën time përgjithmonë. Jam 28 vjeçe, aktive, jo duhanpirëse, e shëndetshme.
Ju lutemi ndani këtë postim pasi unë dua t’i shkoj kujtdo që po përjeton një rëndim të simptomave muaj pas covid për të mos e injoruar atë. Problemet e frymëmarrjes nuk janë diçka për t’u injoruar. Jam jashtëzakonisht me fat që e kapa në kohë problemin tim.



