Nuk e ka fshehur asnjëherë se të parët e tij janë nga Shqipëria.
Pavarësisht historisë së dhimbshme të fisit të tij të internuar pas arratisjes së gjyshërve në Amerikë, mjeku Filip Caushaj një nga 10 doktorët më të mirë në SHBA, ka gjetur rrënjët e të parëve në Shqipëri.
I ati i rriti duke mësuar gjuhën shqipe, por i kish thënë të mos shkelte kurrë në këtë vend për shkak të atij sistemi.



