Prokuroria kërkoi 6 vjet burg për Salvinin/ Meloni: E pabesueshme! Precedent shumë serioz

Prokuroria kërkoi 6 vjet burg për Salvinin/ Meloni: E pabesueshme! Precedent shumë serioz

Kryeministrja italiane ka reaguar pasi Prokuroria i kërkoi gjykatës dënimin me 6 vite burg të udhëheqësit të partisë së djathtë Lega Nord, Matteo Salvini, i cili është pjesë e qeverisë së saj.

Është e pabesueshme që një ministër i Republikës Italiane të rrezikojë gjashtë vjet burg pse bëri detyrën e tij për mbrojtjen e kufijve të vendit, siç kërkohet nga mandati i dhënë nga qytetarët”, shkruan Meloni në rrjetin social  “X”.

"Ta shndërrosh në vepër penale detyrën për të mbrojtur kufijtë e Italisë nga emigracioni i paligjshëm, është një precedent shumë serioz. Solidaritetin tim të plotë", shtoi ajo.

Vet Salvini u shpreh se do ta ndërmerrte sërish të njëjtin vendim.

Do ta bëja sërish të gjithën nga e para: mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është vepër penale”, u shpreh ai.

Salvini rrezikon dënimin për një vendim të vitit 2019, kohë kur ai mbante postin e ministrit të Brendshëm, dhe ndaloi zbarkimin e qindra emigrantëve në brigjet e Lampeduzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy