Tensioni në veri, Milo: Tirana foli si BE-ja. Ndryshimi i qasjeve i ka ftohur marrëdhëniet (VIDEO)

Tensioni në veri, Milo: Tirana foli si BE-ja. Ndryshimi i qasjeve i ka ftohur marrëdhëniet (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se lidhur me ngjarjen në Banjskë, Tirana zyrtare ka përdorur një fjalor diplomatik, duke qëndruar në linjën e vendeve anëtare të BE-së.

Tirana parimisht e ka dënuar ngjarjen, e ka quajtur siç deklaroi sot akt terrorist. Ka bërë gjënë e drejtë. Në deklaratat e Tiranës ka një fjalor diplomatik. Tirana është e kujdesshme për të ruajtur një lloj qëndrimi krahas vendeve anëtare të BE ose të përdorë gjuhën e vlerësimit të BE. Pra po tregohet e kujdesshme për të qenë në unison me BE.

Milo tha më tej se ndryshimi i qasjeve nga ana e Tiranës zyrtare ka sjellë ftohje mes dy vendeve.

Deklaratat patjetër që kanë krijuar shqetësim në Prishtinë dhe jo vetëm aty. Shqipëria dhe opinioni publik janë mësuar që Shqipëria të rreshtohet në favor të Prishtinës zyrtare. Është traditë e njohur dhe e konsoliduar në politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Duhet të jemi realist, ka një ftohje të marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e qasjeve që kanë ndryshuar. Shqipëria është vend fqinj, pavarësisht se jemi dy shtete fqinje shqiptare. Ka shumë gjëra që na bashkojnë dhe në emër të tyre duhet të shmangim çdo përplasje kur janë në lojë interesa kombëtare. Nuk mund të besohet Serbia se e ka seriozisht të arrijë një marrëveshje. Serbia nuk e bën këtë. Çdo shqiptar që mendon se Serbia me vullnet të lirë mund të njohë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, kjo do të ishte një iluzion i dëmshëm. Këtë e deklaroi edhe vetë Vuçiç, kur tha se nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën si shtet i pavarur edhe nëse na vrasin të gjithëve.

Lidhur me deklaratën e presidentit Vuçiç, i cili është shprehur se “nuk ka kërkuar sanksione ndaj Kosovës”, Milo thotë se kjo është e pamundur dhe kjo reflektohet në deklaratat e fundit të SHBA-së, e cila ka zbutur gjuhën.  

Ai nuk mund të kërkojë sanksione kundër Kosovës sepse Kosova nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai nuk do të ishte i besuar në rast se do të kërkonte masa ndaj Kosovës. Nuk ka si të kërkojë, nuk ka arsye të kërkojë sanksione ndaj Kosovës. Nuk mund të kërkohet fajtori te Kosova. Gjuha që kanë filluar të përdorin SHBA është qetësuar sepse e kanë kuptuar kush fshihet pas ngjarjes dhe cila është natyra e saj. Gjuha që ka ndryshuar nuk duhet të ndryshojë për së dyti. Ka interesa të tjera gjeostrategjike, gjeopolitike. Nuk ka garanci se çfarë do të ndodhë më tutje dhe si do të administrohet kjo situatë. Kosova problem të dorës së parë ka çështjet e sigurisë. Unë mendoj se ka të drejtë sepse u dëshmua sepse negociatat për Beogradin kanë shërbyer si fasadë. Ajo që ndodhi ka qenë vetëm maja e ajsbergut për atë që do të ndodhte.

Lidhur me asociacionin si parakusht, Milo shprehet se nuk mund të jetë i tillë në një realitet tërësisht të ri që është krijuar.  

Asociacion me kompetenca ekzekutive jo vetëm që është hedhur poshtë nga Kosova, edhe po u krijua nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, ka qenë deklarata e zyrtarëve amerikanë.

Tani është shumë e qartë që asociacioni nuk duhet të vihet si parakusht për hapjen e negociatave. Nuk duhet të jetë tema qendrore e negociatave. Kanë ndryshuar rrethanat, përgjegjësitë. Duhet të ndryshojë edhe qasja që bëhet në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Është një listim i çështjeve të tjera shumë të rëndësishme. Kthimi te marrëveshja e Beogradit kërkon garanci se do të ketë negociata serioze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy