Miratohet amnistia, përfitojnë rreth 600 të dënuar

Miratohet amnistia, përfitojnë rreth 600 të dënuar

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë pasditen e sotme, njoftoi miratimin e amnistisë penale për të dënuarit.

Në komunikimin për mediat Manja falënderoi ministrat që votuan projektligjin për amnistinë, duke thënë se tashmë fjalën e kanë deputetët.

Deputetet duhet të japin votën e tyre shumicë e cilësuar për kalimin e projektligjit për dhënie amnistie.

Nga kjo amnisti përfitojnë rreth 600 të dënuar të cilat do i kalojnë festat e fundvitit në familjet e tyre nëse do të marrë votat e deputetëve.

Qëllimi i këtij projektligji është përjashtimi nga dënimi  i këtyre personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji.

Dy kategoritë që përfitojnë janë gratë e dënuara dhe të miturit që do të kenë një mundësi që t’i kthehen proceseve të rehabilitimit dhe risocializimit pranë familjes së tyre dhe pranë shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy