Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës qysh prej mbrëmjes së djeshme, duke u përhapur nga era e fortë.
Kreu i shërbimit zjarrfikës të Vlorës, tha se zjarri ka nisur që nga mbrëmja e djeshme duke rrezikuar banesat aty pranë.
Forcat e shumta zjarrfikëse po e mbajnë situatën nën kontroll. Për momentin nuk ka pasur evakuim të banorëve, po e mbajmë zjarrin nën kontroll që të mos përhapet më tej.
Rrezikohen banesat gjatë gjithë vijës së zjarrit dhe e vetmja e zgjidhje është mbushja me dhe, pasi fikja me ujë nuk mund të realizohet në këtë moment, fikja bëhet vetëm me dhe.
Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët, e vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës.



