Autobusi përplaset me makinën e policisë, lëndohen tri gra

Autobusi përplaset me makinën e policisë, lëndohen tri gra

Përplasja e një autobusi me një automjet të policisë rrugore ka lënë të plagosura tri gra. Ngjarja ndodhi në Laprakë, në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 07:25.

Në aksident u përfshi autobusi i linjës së Tiranës së Re dhe një mjet i Policisë Rrugore.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus: F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy