E mbani mend vogëlushin afgan që adhuronte futbollistin Lionel Mesi?
Vogëlushi që u bë sensacion në rrjetet sociale për shkak të bluzës së tij me emrin e Mesit të bërë me qese plastike ka arritur ta takojë idhullin e tij. 6-vjeçari Murtaza Ahmadi e takoi Mesin në Doha, Katar.
Djali i pasionuar pas futbollit veshur me qesen ku kishte shkruar emrin e Mesit bëri xhiron e botës në janar të këtij viti.
Pak ditë pasi u publikua lajmi, futbollisti i dërgoi atij një bluzë me autograph, por një takim ballë për ballë nuk ishte bërë i mundur deri dje.



