
Siguria në natën e ndërrimit të moteve, do të jetë prioritet nga ana e Policisë Rrugore, konfirmon Gerhard Baka për “MCN live”,
Specialisti i trafikut urban, bën të ditur se në kuadër të hartimit të masave të marra për sigurinë në festën e fundvitit do të jenë në shërbim 40 forca policore të cilat do të angazhohen deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, për të siguruar mbarëvajtje në trafik dhe në zonat ku do të festohet.
Komisariati rajonal i policisë rrugore Tiranë ka hartuar planin e masave që nis nga sot dhe në ditët festive, kryesisht në perimetrin e qendrës së Tiranë, për shkak edhe të aktiviteteve në Sheshin Skënderbe.
40 forca të strukturës së qarkullimit rrugore do të jenë aty për qytetarët, shërbimet do të orientohen nga ora 23, deri në orën 00:00 të datës 1 janar, për menaxhimin e fluksit dhe të trafikut, pasi do të ketë koncert në shesh.
Forcat policore do të angazhohen për evidentimin e shkeljeve që mund të jenë burim i ngjarjeve, pastaj do të bëhen kontrolle për përdorimin e alkoolit, tejkalimit të shpejtësisë.
Shërbimet statike pranë sheshit Skënderbej në qendër, do të kenë si detyrë menaxhimin e trafikut dhe të konstatimit të shkeljeve, veçmas kontrolle për alkool, apo shkelje të tjera për kundërvajtje që do të konstatohen.
Pas përfundimit të aktivitetit të koncertit, do të përqendrohemi në shërbimet afër lokaleve dhe klubeve të natës ku do të festojnë të rinjtë, në mënyrë që tu bëjmë të ditur drejtuesve të mjeteve që do të jemi aty përgjatë natës, për ushtrimin e kompetencave tona.
Në këtë kuadër, sipas specialistit të Trafikut Urban, ndihmë të theksuar, për herë të parë do të sjellë edhe makina inteligjente, e cila evidenton shkeljet në trafik.
Mjeti inteligjent është mjeti që e ka radarin e shpejtësisë për automjetet, ka pjesën kompjuterike të dislokuar në mjet që evidenton shkeljet të tjera siç mund të jenë mjetet alert pa siguracion të vlefshëm ose me masa administrative të pashlyera.
Kemi një shtim të punonjësve të policisë për arsye se kemi mjetin inteligjent që kërkon shërbime ekstra, të fokusuara me radar në zonat e qytetit dhe në rrugët ndërurbane. Është hera e parë sivjet për mjetin inteligjent që e kemi në ndihmë.



