Rritja e çmimit të naftës ka detyruar shumë linja ndërqytetase të rrisin edhe çmimin e biletës si një zgjidhje për përballimin e saj.
Gazetari i MCN TV Besmir Pula nga linja e transportit për jugun dhe veriut ka konstatuar se biletat janë rritur nga 100-200 lekë të reja.
‘Janë rritur biletat, Lushnja e ka çuar në 400 lekë nga 250 lekë të rinj që ishte. E njëjta situatë dhe me Shkodrën ku është rritur me 150 lekë , po ashtu Saranda".
Pra shumica e drejtuesve shprehen se rritja e çmimit të biletës ka qenë e vetmja mundësi zgjidhje pas rritjes së karburantit. Ata shprehin pakënaqësi pasi nuk i është alokuar fondi për rimbushim të këtyre kompanive që operojnë shërbim.
Për mikrofonin e MCN vetë qytetarët shprehen se, “Kemi rritur çmimet e biletës dhe kjo prapë është e papërballueshme. Njerëzit nuk kanë. Edhe çmimet e shportës janë rritur shumë, por nafta është bërë një problem madhor. Kondicionerët nuk ndizen. Kemi reduktuar ushqimin e shportës duke konsumuar gjysmën e asaj që përdornim”.



