Një zjarr është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në urgjencën e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë vënë flakët në kontroll dhe kanë evakuuar edhe personelin, ndërsa nga zjarri nuk raportohet të ketë probleme me pajisjet.
Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e QSUT, Albana Fico shpjegoi se dëmet janë të vogla teksa theksoi se të gjithë pacientët ndodhen në ambiente të tjera të QSUT-së, ku edhe po marrin trajtimin normalisht. Fico siguroi familjarët se asnjë prej pacientëve nuk ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.



