Ish-shefi i fushatës së Trumpit dënohet me burgim

Ish-shefi i fushatës së Trumpit dënohet me burgim

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të SHBA-ve, Paul Manafort, është dënuar me 47 muaj burgim për mashtrime bankare, si dhe ato me taksa.

Manafort u shpall fajtor vitin e kaluar për fshehje të miliona dollarëve të ardhura nga aktiviteti këshillues që ka pasur në politikën e Ukrainës.

Ai duhet të paguajë 18 milionë dollarë kthim të të hollave që ka fshehur dhe 50 000 dollarë gjobë.

Manafort pritet të dënohet javën tjetër në një tjetër rast, që ka të bëjë me lobimin e tij joligjor.

Akuzat vijnë nga një hetim që po bën prokurori special, Robert Mueller, në lidhje me fushatën e Trumpit dhe mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me Rusinë më 2016.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy