Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, Dogjani: E vrau shteti. Ministri Hoxha: Mos bëni politikë! Është dramë familjare

Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, Dogjani: E vrau shteti. Ministri Hoxha: Mos bëni politikë! Është dramë familjare

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha nga Foltorja e Kuvendit se vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër është një dramë familjare dhe se opozita nuk duhet të bëjë politikë me këtë gjë.

Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë. Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama. Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve.

Deputeti demorkat Asllan Dogjani ka thirrur sot në interpelancë ministrin e  Brendshëm Hoxha për vrasjet dhe sigurinë në vend .

Gjatë fjalës së tij, Dogjani solli në vëmendje vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër dhe tha se atë e vrau shteti. 

17-vjeçaren nuk e vranë me armë grupet kriminale, por kreu i organizatës, Rama se e la të varfër, e la të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e veta. Ja kush është vrasësi i 17-vjeçares. Jeni të pashpirt, kjo ngjarje do kishte mjaftuar që sot të kishte dhënë dorë kryeministri e gjithë qeveria e tij. 

Po ashtu Dogjani tha se situata e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë është në ditët më të këqija.

"Situata e rendit dhe sigurisë publike është në ditët më të këqija. Krimi ka hyrë në çdo familje dhe po terrorizon qytetarët shqiptarë", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy