Ruben Saraiva, portugezi i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mohon të jetë ai autor i krimit.
Ai u njoh me rivlerësimin e masës “Arrest me burg” pa afat këtë të martë në Gjykatën e Lezhës, ndërsa u përfaqësua nga një avokat kryesisht.
Gjatë seancës gjyqësore për rivlersimin e masës së sigurisë, Ruben Saraiva, u shoqërua nga forca të shumta policie për të garantuar sigurinë, ndërsa ai do të qëndrojë në një paraburgim të sigurisë së lartë.



