Zhbëhen strukturat drejtuese dhe Kuvendi i 18 dhjetorit/ Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i PD

Zhbëhen strukturat drejtuese dhe Kuvendi i 18 dhjetorit/ Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i PD

“Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi miratimin në parim të statutit të ri të PD-së”.

Këtë e konfirmoi drejtuesi i komisionit të Kuvendit të Kombëtar të Partisë Demokratike ,Belind Këlliçi.

Është miratuar nen për nen statute i ri i Partisë Demokratike. Delegatët kanë  votuar 67 nenet e statutit të ri.

Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi:

-Miratimin në parim të statutit të PD-së

-Miratimin nen për nen të statutit të PD-së.

-Vula e PD-së dhe simboli i saj rikthehet tek vula origjinale kur u themelua PD.

-Miratohet neni për primarët, Referendumi

-Miratohet neni për fraksionet në PD

Në Kuvendin e sotëm, Azem Hajdari është shpallur “Kryetar Nderi” i përjashtëm i Partisë Demokratike.

Këtë e ka bërë me dije kryetari i komisionit Belind Këlliçi.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Belind Këlliçi me aprovimin e delegatëve  anuloi mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit të thërritur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkohë Kuvendi Kombëtar i PD është vendosur të rimblidhet sërish më 22 Mars të vitit 2022.

“Kuvendi vendosi ngritjen e Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike me përbërje, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho. Ervin Minarolli, Flamur Noka, Genc Memaj, Genc Pollo. Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Ledina Mandija, Mimoza Hajadrmamataj, Oerd Bylykbashi dhe Sali Berisha”, tha Këlliçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy