Dy prindër e mendonin si diçka të lezetshme faktin se bebja e tyre nxirrte gjuhën herë pas here, por shumë shpejt kuptuan se ky veprim ishte simptomë e një sëmundjeje të rrallë.
Tyler James Hadley është nëntë muajsh dhe rrezikon të mos e arrijë moshën 2 vjeç. Kjo për shkak të atrofisë muskulare spinale, nga e cila vuan.
Kjo sëmundje i bën muskujt e fëmijëve të dobët, duke e bërë të pamundur të rrinë ulur, madje edhe të kapërdijë qumështin.
Prindërit britanikë kuptuan se me çfarë kishin të bënin kur e dërguan në spital, pasi vogëlushi nuk kapërdinte dot një ilaç qetësues për dhimbjen e dhëmbit.
Pas analizave që bënë, mjekët u shpjeguar prindërve se ai vuan nga sëmundja e rrallë nurodegjenerative. Ata tani po e trajtojnë të birin në Francë, me shpresën se mund t’I zgjasin sadopak jetën.



