Driton Latifi: Jemi me fat që kemi dy kombëtare, lojtarë nga Shqipëria presin të luajnë me Kosovën (VIDEO)

Driton Latifi: Jemi me fat që kemi dy kombëtare, lojtarë nga Shqipëria presin të luajnë me Kosovën (VIDEO)

Gazetari i sportit, Driton Latifi, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV, se suksesi i Shqipërisë, që u kualifikuar në Europian, u ndoq me interes të madh edhe në Kosovë.

Latifi tha se kombi shqiptar është me fat që ka dy kombëtare futbolli, Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas tij, janë shumë lojtarë nga Shqipëria, që presin të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

Kombi shqiptar është shumë me fat që ka dy kombëtare. Suksesi i Shqipërisë është përcjellë edhe në Kosovë me interes të madh. Madje shumë tifozë nga Kosova udhëtuan drejt Moldavisë për të ndjekur Kombëtaren. Edhe në shumë lokale u ndoq ndeshja.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, boshtin e kanë e futbollistë nga diaspora. Kanë lojtarë që janë rritu jashtë. Ka disa lojtarë nga Shqipëria që po bëjnë mirë në Kosovë. Kanë qenë protagonistë në suksesin e Ballkanit. Shumë lojtarë nga Shqipëria presin të luajnë me Kosovën. Është çështje kohe, kur t’i shikojmë të angazhohen me Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy