
Policia e Amsterdamit ka udhëzuar protestuesit të largohen nga Sheshi Dam, i vendosur në qendër të qytetit dhe tha se do të arrestojë njerëzit që refuzojnë të largohen, u bë me dije në një njoftim në platformën e mediave sociale X.
Më herët sot, një gjykatë në Amsterdam la në fuqi ndalimin e demonstratave në qytet që u vendos pasi tifozët izraelit të futbollit u përleshën me protestuesit pro-palestinezë.
Mbi 60 persona u arrestuan në lidhje me përleshjet e dhunshme, që u konsideruan si "dhunë antisemitike urrejtjeje".



