Itali, arrestohen për grabitje dy vëllezër shqiptarë

Itali, arrestohen për grabitje dy vëllezër shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë  Besnik dhe Dorjan Gjoka janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen  për vjedhje të banesave. Mediat italiane kanë njoftuar se arestimi i dy vëllezwrve  është kryer gjatë kontrolleve rutinë,  pasi karabinierët e zonës, kishin vënë re një furgon të zi me dy persona të dyshimtë brenda.

 

Duke marrë parasysh dhe faktin e shtimit të vjedhjeve të banesave kohët e fundit në zonën Predazzo, karabinierët vendosën të kontrollojnë dy personat që drejtonin automjetin, që ishin vëllezërit Gjoka. Nga kontrolli u sekuestruan disa bizhuteri ari e argjendi.

 

Dy vëllezërit Gjoka janë lënë në paraburgim në pritje të dënimit të tyre. Ata akuzohen se kanë kryer bastisje të shtëpive por edhe të bizneseneve në zonën e Predazzos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy