Kritik i Putin, arrestohet nacionalisti Igor Girkin

Kritik i Putin, arrestohet nacionalisti Igor Girkin

Autoritetet ruse kanë arrestuar nacionalistin e shquar rus Igor Girkin, njoftoi sot gruaja e tij. Girkin, i cili njihet edhe si Igor Strelkov, ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014 dhe më pas të organizonte milicitë pro-ruse në Ukrainën lindore. Ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), ai tha në fillim të këtij viti se do të hynte në politikë dhe ka qenë gjithnjë e më shumë kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu mbi atë që ai thotë se është mënyra e papërshtatshme që Moska po kryen atë që e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të Girkin në Telegram nga gruaja e tij, Miroslava Reginskaya, ajo tha se: “Sot rreth orës 11.30 në shtëpinë tonë kanë ardhur përfaqësues të Komisionit Hetimor. Unë nuk ndodhesha në shtëpi. Me shpejtësi, sipas portierit, më kanë marrë burrin dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”. Ajo tha se miqtë i thanë asaj se Girkin po akuzohej për ekstremizëm. “Nuk di asgjë për vendndodhjen e burrit tim, ai nuk më ka kontaktuar”, shtoi ajo. Për momentin lidhur me ndalimin e Girkin nuk ka asnjë koment nga autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy