“Të gatshëm të përballen me kërcënimet që i kanosen Iranit", mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare marshojnë në Teheran

“Të gatshëm të përballen me kërcënimet që i kanosen Iranit", mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare marshojnë në Teheran

Mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit marshuan mëngjesin e sotëm në Teheran me automjete ushtarake dhe armë të rënda për të demonstruar se janë të gatshëm të përballen me kërcënimet që prekin vendin.

 

Drupal Ad

Aktiviteti, ku morën pjesë anëtarë të lëvizjes paraushtarake islamike vullnetare Bassij, të lidhur me Gardën, filloi mëngjesin e sotëm në rrugët e kryeqytetit.

E quajtur "Në rrugën për në Qods" (Jerusalem), parada mbetet një ngjarje e rrallë e organizuar nga Pasdaran vitet e fundit.

“Nëse arrijmë të shkatërrojmë regjimin sionist dhe të tërheqim bazat amerikane nga rajoni, një nga problemet tona të mëdha do të zgjidhet”, tha zëvendës komandanti i Gardës, gjenerali Mohammadreza Naghdi, duke iu referuar Izraelit.

Burrat me uniforma ushtarake marshuan në këmbë, me motoçikleta dhe automjete, disa me raketahedhës mbi supe, përpara një turme që valëviste flamujt e Iranit, Palestinës dhe lëvizjes islamike libaneze pro-iraniane Hezbollah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy