Kievi: Alarm ajror në të gjitha rajonet e Ukrainës

Kievi: Alarm ajror në të gjitha rajonet e Ukrainës

Alarm ajror në të gjitha rajonet e Ukrainës. Autoritetet thonë se ushtria ruse po lëshon raketa kudo dhe po u kërkon qytetarëve të shkojnë në strehimore, pasi sulmet ajrore zgjatën më shumë se një orë në të gjithë vendin.

Kështu raporton Ukrainska Pravda. Kreu i administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaly Kim kërkoi të merret seriozisht alarmi.

Raketat ruse po vijnë, merrni seriozisht alarmin ajror.

Presidenti i administratës shtetërore rajonale të Kirovohrad, Andrey Raykovich shkruoi në rrjetet sociale se “qielli është i frikshëm, armiku po lëshon raketa në të gjithë Ukrainën”.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, sot në mëngjes sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi në Belgorod, ku pati 16 shpërthime, xhamat e shtëpive u drodhën dhe krisën, ranë alarmet e makinave dhe kishte zhurma shumë të forta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy