Kuvendi ka hedhur për votim sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Me 75 vota pro dhe 60 kundër, Kuvendi miratoi raportin e deputetëve të maxhorancës, anëtarë të Komisionit të Mandateve, të cilët kërkuan hetimin por jo arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Raporti i maxhorancës mori votat e deputetëve socialistë dhe atyre të PDIU-së. Në votim mungoi vetë Saimir Tahiri dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali.



