Për shumicën prej nesh, kafeja është një domosdoshmëri, sidomos në mëngjes. Po çfarë i ndodh trupit kur pimë kafe.
Pas 10 minutave të para
Kafeina futet në qarkullimin e gjakut. Ritmi i rrahjeve të zemrës dhe presioni i gjakut fillojnë të rriten.
Pas 20 minutash
Nisim të ndihemi më të “zgjuar” dhe të fokusuar.
Vëmë re se mund të marrim më kollaj vendim dhe të menaxhojmë më efektivisht problemet që na dalin. Kafeina ndihmon të ndihemi më pak të lodhur.
Pas 30 minutash
Trupi nis të prodhojë më shumë adrenalinë.
Kjo bën që të kemi shikim më të mprahtë, ndërsa bebet e syrit zgjerohen.
Pas 40 minutash
Niveli i serotoninës nis të ngrihet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve që kontrollojnë aftësitë psikomotore.
Pas 4 orësh
Kafeja rrit ritmin me të cilin qelizat çlirojnë energji. Kur ndodh kjo, trupi i shpërbën më shpejt yndyrnat, edhe nëse nuk jemi në lëvizje. Kafeina gjithashtu stimulon dhe rrit prodhimin e acideve në stomak.
Pas 6 orësh
Kafeina ka efekt diuretik. Përveç ujit, trupi ynë humbet gjithashtu edhe vitamin dhe minerale. Kjo mund të çojë në çrregullime të lehta të metabolizmit të kalciumit.



