Ish-punonjësit të ALUIZNI-t i sekuestrohen 1.5 mln €, tentoi ti transferonte jashtë vendit

Ish-punonjësit të ALUIZNI-t i sekuestrohen 1.5 mln €, tentoi ti transferonte jashtë vendit

1.5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme janë sekuestruar nga policia.

Mësohet se ato i përkasin Ferdinand Shehut, i cili ka qenë kreu i ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës. Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011.

Policia njoftoi se, gjatë këtij operacioni të koduar “Investimi”, janë sekuestruar 1,5 milionë euro llogari bankar, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme.

“Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane”, njofton Policia e Shtetit.

“Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme”, vijon njoftimi.

“Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera”, thekson Policia e Shtetit.

Ferdinand Shehu, ishte shkarkuar nga ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia në vitin 2011. Ai u shkarkua nga detyra, pasi kishte fshehur të kaluarën e tij komuniste, ku kishte shërbyer si hetues në Vlorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy