Në pritje për të dalë para gjykatës, ja ku u fotografuan princat arabë të arrestuar për korrupsion

Në pritje për të dalë para gjykatës, ja ku u fotografuan princat arabë të arrestuar për korrupsion

Të shtrirë në dyshemenë e një “burgu” luksoz, 11 princa sauditë, ministra të qeverisë dhe biznesmenë janë në pritje të  rrugës që do të marrë çështja e tyre pas arrestimit për atë që është quajtur dosja korruptive më e madhe në historinë modern të mbretërisë saudite.

“Daily Mail” ka publikuar një foto të burrave të mbledhur në Ritz Carlton Hotel në Riadh, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Ata shfaqen të shtrirë në dysheme mbi dyshekë të hollë dhe të mbuluar me batanije. Burimet thanë se mes tyre është edhe princi i kurorës, Al-Ëaleed bin Talal, nipi i mbretit, i cili ka një pasuri prej 18 miliardë dollarësh.

Arrestimi i tyre u krye dy ditë më parë me urdhër të princit të kurorës, Mohammed bin Salman. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh përmes “Tuiter”-it se e mbështet arrestimin, duke u shprehur për të arrestuarit se “disa prej tyre e kanë “mjelë” vendin e tyre për vite të tëra”.

Megjithatë, kjo lëvizje në Arabinë Sudite po shihet gjerësisht si një “grusht shteti” i vetë pallatit mbretëror për të garantuar pushtetin e vet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy