Dy shpërthime të fuqiahme kanë tronditur në qytetin e dytë më të madhë të Rusisë. Disa persona kanë mbetur të vdekur në një shpërthim të ndodhur rreth orës 14:00 në metronë e Shën Petërsburgut.
Raportimet e para nga vendi i ngjarjes flasin për 10 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin Sennaya të transportit nëntokësor në qytetin në veriperëndim të Rusisë.
Presidenti Vladimir Putin deklaoi se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim, i cili nuk përjashton edhe një sulm të mundshëm terrorist.
Imazhet e videove amatore të realizuara me smartfone nga dëshmitarë okularë tregojnë tym dhe panik në stacionin e metrosë.
Zëdhënësi i kremlinit Dmitry Peskov tha se për ngjarjen është informuar edhe presidenti i vendit Vladimir Putin.
Menjëherë ka nisur evakuimi, ndërsa shtatë stacione metroje në qytet janë mbyllur pas shpërthimit.



