Magjistratët dhe Qeveria në Gjyq/ Shprehet Kushtetuesja: Fitojnë të dyja palët. Vendimi: Parlamenti të bëjë ligj të ri

Magjistratët dhe Qeveria në Gjyq/ Shprehet Kushtetuesja: Fitojnë të dyja palët. Vendimi: Parlamenti të bëjë ligj të ri

Me një pranim të pjesshëm të padisë së bërë nga Magjistratët, përfaqësuar nga Unioni i Gjyqtarëve. Kushtetuesja më datë 17 shkurt 2026, ndali një përplasje në distancë mes Qeverisë përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama dhe shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve.

 

Gjithçka lidhej me paranë. Magjistratët kërkuan shtesë Page për një llogaritje të gabuar sipas tyre të referencës. 

 

Por ndryshe e vlersonte qeveria dhe Kryeministri Edi Rama i cili më 4 shkurt tha se kjo padi është e papranueshme dhe një imponim i Parlamentit.

 

Por ky s'do të ishte reagimi i vetëm i z.Rama, më 12 shkurt 2026, në një postim në rrjetin X. Ai do të ishte edhe më i ashpër.

 

A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

 

Më 8 Prill 2025, Kushtetuesja Pranoi të Shyqrtojë Padinë e Unionit, ndërsa më 17 Shkurt 2026 doli me vendimin e pranimit pjesërisht dhe e kalimit të çësthjes parlamentit duke i vendosur afat 31 Korrikun 2026 për ndryshime ligjore.

 

Ky është vendimi i zbardhur i Kushtetueses 

 

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

 

Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

 

Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

 

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy