Çipi: Ukraina nuk paguan dot borxhet, BE nuk mbajti premtimin për asetet e Rusisë

Çipi: Ukraina nuk paguan dot borxhet, BE nuk mbajti premtimin për asetet e Rusisë

Analisti Kastriot Çipi thotë se Ukraina e ka të pamundur të fitojë luftën me Rusinë. Po ashtu, sipas tij, niveli i borxhit në Ukrainë është aq i lartë sa nuk ka më pasuri që t’i shërbejnë si kolateral. 

 

Ukrainës nuk i jep më njeri borxh se nuk ka kolateral. Borxhi ka shkuar aq lart sa Ukraina nuk paguan dot as me mineralet e rralla, as me tokën bujqësore që ua ka shitur konglomerateve industriale. Nuk ka shanse as të fitojë luftën, sepse kur kreditori ka besim se e fiton luftën të jep para borxh. Gjermania ka marrë para deri ditën e fundit në Luftën e Dytë Botërore. BE kishte dy vjet që thoshte do të sekuestrojmë asetet ruse dhe do t’i përdorim për rindërtimin e Ukrainës. Doli që nuk e bënte dot. Disa vende anëtare nuk ranë dakord. Sepse në rast se Rusia ankohej në gjykata dhe fitonte, dëmin do ta paguanin vendet anëtare veç e veç, jo BE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy