Ish-presidenti amerikan Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik, është diagnostikuar me kancer agresiv në prostatë.
Njoftimi u bë nga zyra e tij, duke shpjeguar se Biden u ekzaminua javën e kaluar pasi kishte vuajtur nga probleme të traktit urinar. Të premten ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i cili ishte përhapur në kocka.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka uruar paraardhësit të tij demokrat, Joe Biden, shërim të shpejtë, me anë të një mesazhi në rrjetin social Truth.
Unë dhe Melania jemi të trishtuar nga diagnoza e fundit mjekësore e Joe Biden. Mendimet tona të sinqerta shkojnë për Jill dhe familjen, i urojmë Joe shërim të shpejtë dhe të plotë.



