Soko: Në Shqipëri po mbetet krahu i pakualifikuar, do të jenë vite të vështira

Soko: Në Shqipëri po mbetet krahu i pakualifikuar, do të jenë vite të vështira

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se shqiptarët ikin nga vendi për shkak të padrejtësisë sociale. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Soko tha se e ardhmja sa i përket largimit të shqiptarëve do të jetë akoma më e keqe nga ajo çfarë kemi parë sot.

Sipas Sokos, në Shqipëri mbetet krahu i pakualifikuar, pasi të kualifikuarit po largohen.

E ardhmja sa i përket pjesës së largimit do të jetë akoma dhe më e keqe nga ajo çfarë kemi parë sot. Edhe vite më parë është paralajmëruar që jo vetëm Gjermania, por një sërë vendesh të tjera po përgatisin politika të reja për emigrantët. 

Zgjidhja e madhe vjen vetëm duke bërë Shqipërinë më të mirë. Shqipëria nuk është kompetitive në tregun e jetës.

Pasojat do të jenë më të rënda sa kohë kemi këto lehtësime politikash nga shtetet e Evropës. Do të jenë vite të vështira për Shqipërinë.

Ne na mbetet krahu i pakualifikuar në Shqipëri, krahu i kualifikuar largohet nga Shqipëria. Mbetet krahu i pakualifikuar.

Numri i pensionistëve po shtohet, krahu i punës po zvogëlohet. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë si do të reagojë. Kjo nuk është më situatë hipotetike.

Nuk ka krah pune për të ardhur në Shqipëri. Shqipërinë e përdorin si trampolinë për të shkuar në Europë.

Shqiptarët ikin nga padrejtësia sociale. Është kthyer në shkallë industriale koncepti “Shqipëria nuk bëhet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy