Një Evropë sovrane, një Evropë më sociale, që ofron vende pune cilësore, punë të kualifikuara dhe më mirë të paguara, si dhe një Evropë më humane është ajo çfarë Franca ka synuar të arrijë mes të tjerash gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Politika e zgjerimit ka qenë nga ana tjetër një çështje me rëndësi e diskutuar nga vendet evropiane e pikërisht në lidhje me këtë politikë, Franca ka paraqitur edhe planin e saj krijimin e një Bashkësie Politike Europiane.
Por, ndërsa flasim për politika të sigurisë, stabilitetit dhe zgjerimit, çfarë mund të themi për politikën franceze në Evropë në lidhje me këto politika?
Nga ana tjetër, çfarë mund të themi për politikat dhe objektivat franceze në Shqipëri? Për më tepër le të ndjekim bisedën me ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq.



