Qeveria australiane po përgatitet të ndalojë rrjetet sociale për të rinjtë duke vendosur një moshë minimale për aksesin e tyre.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Anthony Albanese, i cili shpresonte se masa mund t’i largonte fëmijët nga pajisjet elektronike dhe t’i afronte në terrenet e sportit.
Ligji federal shtoi kryeministri, do të futet që në fillim të këtij viti.
Mosha minimale për të hyrë në faqe si Facebook, Instagram dhe TikTok nuk është vendosur ende, por duhet të jetë midis moshës 14 dhe 16 vjeç.
Një eksperiment i verifikimit të moshës do të kryhet në muajt e ardhshëm përpara se ligji të hyjë në fuqi në fund të vitit 2024.
Dua t’i shoh fëmijët larg celularëve dhe në vend të tyre në fusha futbollo, në pishina, në fusha tenisi.
Ne duam që ata të kenë përvoja reale me njerëz të vërtetë, sepse e dimë se mediat sociale shkaktojnë dëme sociale.



