Rama paralajmëron BE-në për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga Rusia dhe islami radikal

Rama paralajmëron BE-në për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga Rusia dhe islami radikal

Rusia dhe militantët islamikë do të mund të provojnë të shtojnë ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit, nëse BE-ja nuk i pranon këto vende në gjirin e saj, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të publikuar të mërkurën në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Nëse dëshirojmë të kemi një Bashkim Evropian të sigurt dhe të qetë dhe bashkë me të një Evropë të sigurt, nuk është mirë nëse ka vrima”, ka thënë Rama për gazetën, raporton Reuters.

“Veç kësaj, ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktarë të të tretë, që po i luajnë lojërat e tyre dhe që do të mund të përfitonin nëse BE-ja lë vakuum”, ka thënë ai.

“Po flas për Rusinë, por po flas edhe për islamin radikal”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

Vendet e Ballkanit janë në sanduiç mes shteteve anëtare të BE-së, Greqisë dhe Hungarisë. Kroacia dhe Sllovenia tashmë i janë bashkuar NATO-s dhe BE-së, ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria që të gjitha synojnë anëtarësimin në këtë union.

Që të gjashta vendet ballkanike janë në faza të ndryshme drejt anëtarësimit në BE. Serbia synon të përfundojë bisedimet për anëtarësim në vitin 2019. Megjithatë, zgjerimi me shtete të reja ka dalë nga lista e prioriteteve të BE-së.

Diplomatët në rajon kanë shpesh se Rusia po tenton të rrisë ndikimin e saj në vendet si Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e tani edhe në Shqipëri.

Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE, por ka shfaqur dyshime në aftësinë e bllokut për pranimin e anëtarëve të rinj.

“Nuk po flasim këtu se edhe sa kohë na duhet neve, por për atë se si do të vazhdojë Bashkimi Evropian të zhvillohet. Ndërkohë, politikisht jemi në formë të mirë, por jo edhe Bashkimi Evropian, në këtë kohë”, ka theksuar Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy