Lapaj: Nëse Rama s’jep dorëheqjen vendi do shkojë në përplasje pa kthim

Lapaj: Nëse Rama s’jep dorëheqjen vendi do shkojë në përplasje pa kthim

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” theksoi që të gjithë zyrtarët nën hetim janë pjesë e mekanizmit të korrupsionit dhe sistemit që ka ndërtuar Rama. 

 

Lapaj vuri në dukje se Rama është në ditët më të vështira politike. Ai u shpreh se kryeministri “bën  mirë të japë dorëheqjen", pasi “nëse nuk e jep vendi duhet të shkojë në një përplasje pa kthim”.

 

I pyetur më konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, e cila u paraqit sot në SPAK.

 

“Sistemi e prodhon të gjithë këtë. Më thuaj një çështje ku Prokuroria ka futur dorën dhe s’e ka gjetur me probleme në lidhje me lekët publike. Në momentin që kryetari i partisë emëron deputetët, e gjithë piramida shkon me të njëjtën metodologji. Këta janë pjesë e një mekanizmi dhe ka pak rëndësi emri. Një bie dhe 100 ngrihen. Nëse nuk demokratizojmë vendin, që në Parlament të shkojnë vetëm jesmena, që thonë vetëm po... Në modelin që qeveris Rama në çdo sektorë është dramë. SPAK-u e gjen fuqinë te ligji. Fuqia e ligjit është e jashtëzakonshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy