Banorët e Kërçishtit të Maqellarës në protestë/ Lita: Po na mashtrojnë më ndërtimin e rrugës që të na marrin ujin e pijshëm (VIDEO)

Banorët e Kërçishtit të Maqellarës në protestë/ Lita: Po na mashtrojnë më ndërtimin e rrugës që të na marrin ujin e pijshëm (VIDEO)

Banoret e fshatit Kërçisht i Epërm në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën e fshatit. Njëri nga banorët e fshatit Kërçisht, Përparim Lita, në një komunikim me MCN lajme, flet për arsyen e protestës. Sipas tij, kjo vjen nga një tender i kryetarit të bashkisë dhe ujësjellësit të Maqellares, të cilët i shtyjnë të firmosin marrëveshjes, sipas të cilës, ata do të ngelin pa ujë të pijes, për çfarë edhe banorët nuk pranojnë. "Arsyeja që po protestojmë është që duan të na marrin edhe atë pikë uji që kemi këtu në fshat. Kryetari i bashkisë ka bërë një tender mafioz nga bashkia e komuna së bashku dhe vijnë si hajdut në fshat, me polici, me polici bashkiake, me shef police, me të gjitha forcat e policisë. I bëjmë thirrje të gjithë institucioneve të marrin masa sa nuk ka ndodhur ndonjë vrasje, ndonjë problem, sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mund të rijmë nga mëngjesi në darkë, duke pritur kryetarin, policinë bashkiak, policinë e Maqellares, vijnë duke bërë presion, firmosni marrëveshjes, çfarë marrëveshje, ne nuk kemi ujë për të pirë për vetë, jo më tu japim atyre. Këtu flitet për një tender të ujësjellësit, 1 miliard e 300 milion lekë, dhe në atë tender duan të na mashtrojnë, na bëjnë rrugën të na marrin ujin. Burimi jonë i ujit është i vogël nuk mjafton se ne një pjesë i dhamë fshatit afër nesh, tani ta çojmë edhe në Maqellarë, ngelim pa gjë fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy