Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me këngën për Ukrainën

Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me këngën për Ukrainën

Grupi ‘Pink Floyd’ ka njoftuar se janë mbledhur mbi 450,000 paund (rreth 508,000 euro) për Ukrainën me këngën ‘Hey Hey Rise Up’ , të publikuar në prill për të mbështetur popullin ukrainas.

Këtë lajm e ka bërë të ditur grupi përmes një deklarate për mediat. 

Pink Floyd dëshiron të falënderojë të gjithë ata që mbështetën Hey Hey Rise Up.  Kënga e regjistruar më 30 mars me Andriy Khlyvnyuk, pjesëtar i grupit ukrainas Boombox , deri më tani ka mbledhur mbi 450,000 £ për të ndihmuar popullin ukrainas.

Shifrës së arritur, David Gilmour dhe Nick Mason i kanë shtuar 50 mijë paund, për të arritur në 500 mijë (rreth 564,000 euro) që do të shpërndahen për bamirësi humanitare.

"Hey Hey Rise Up" është kënga e parë e re origjinale e regjistruar nga grupi që nga "The Division Bell" e vitit 1994. Kënga përdor vokalin e Andriy Khlyvnyuk të nxjerrë nga një video e tij duke kënduar në Sheshin Sofiyskaya në Kiev, e cila është bërë virale në mediat sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy